Zemaj: Lehtësimet do vazhdojnë vetëm pasi të sigurohemi që po zbatohen masat

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend ka raportuar sot në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Para anëtarëve të Komisionit, Zemaj ka thënë se me të marrë mandatin, është ballafaquar me numër të madh të rasteve të .

“Me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me rritjen e numrit të rasteve që është rezultat edhe i lirimit të masave që ka nisur më 4 maj.  Faza e tretë e hapjes ka nisur në vendimin e ish-qeverisë së Kosovës, që kishte të bënte me hapjen e gjashtë pikave kufitare, heqja e masave të vetizolimit për ata që nuk kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë”, ka thënë Zemaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për manualin e publikuar nga ministria e Shëndetësisë, për të cilin ka thënë se do të përditësohet, dhe se i njëjti

“MSH ka hartuar manualin për mbrojtje nga COVID-19. Ky manual specifikon detajet për mënyrën e punës në çdo veprimtari. Manuali do të përditësohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të udhëzimeve të profesionistëve të -së”, ka thënë ai , shkruan lajmi.net. Zemaj po ashtu ka nënvizuar se në fazën aktuale, lehtësimet tjera mund të bëhen vetëm pasi që të sigurohen se po zbatohen të gjithë masat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *