Tifozët shpresojnë në Rashicën për “finalen për mbijetesë”

Werder Bremeni i Milot Rashicës i ka vetëm edhe dy ndeshje për ta siguruar mbijetesën në Bundesligë, mirëpo mund ta bëjë një hap të madh drejt këtij qëllimi në Mainz të shtunën. Bayern Munich u konfirmua në mesjavë si kampioni i Bundesligës për herë të tetë radhazi, mirëpo beteja në skajin tjetër të tabelës, për mbijetesë, nuk është vendosur ende.

Werder Bremeni është ekipi i parafundit në tabelë dhe rrezikon ta humbë statusin si klubi me më së shumti vite të kaluara në ligën elitare të futbollit në Gjermani. Ata e kanë vetëm një pikë më pak se Fortuna Dusseldorf, që e zë vendin e play-offs për rënie nga liga, mirëpo gjashtë më pak sesa Mainzi që radhitet në pozitën e 15-të pas fitores befasuese kundër Borussia Dortmundit të mërkurën.

Katër-herë kampioni Bremen ka qenë në Bundesligë në të gjitha sezonet përveç në një që nga themelimi i ligës elitare në vitin 1963. Ata kishin rënë nga liga në vitin 1980, por ishin promovuar menjëherë sërish për sezonin tjetër.

Bremeni do ta vizitojë Mainzin në njërën nga nëntë ndeshjet e Bundesligës që do të nisin në orën 15:30, ndërsa do ta presë Colognen për ditën e fundit të sezonit më 27 qershor. Tifozët shpresojnë se Rashica, i cili s’ka shënuar gol që nga dhjetori, do të kthehet në formën e tij të vjetër për këto “finale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *