Pesë pacientë në gjendje të rëndë në Infektive

65 persona të infektuar me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Klinika Infektive ka njoftuar se pesë prej të infektuarve janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, derisa 30 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Nga kjo klinikë sot do të lirohen pesë të infektuar për vetizolim në shtëpi të cilët janë në gjendje stabile.

“Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, thuhet në njoftim.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste./AL-PRESS.ONLINE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *