KPK shkarkon nga detyra e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Fatmira Hajdarin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë Fatmira Hajdarin.

Fatmira Hajdari doli të hënën para vettingut e shoqëruar nga dy avokatët e saj respektivisht Maksim Haxhia dhe Ilira Dane.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në relatimin e tij theksoi se ILDKPKI ka përcjellë raport pozitiv mbi subjektin vlerësues ku thuhet se nuk ka fshehje pasurie, mosdeklarim apo konflikt interesi.

Por në relacionin e përgatitur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtarja, Fatmira Hajdari ka probleme me justifikimin e pasurisë pavarësisht se Inspektorati i Deklarimit te Pasurive ka dorëzuar raport pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *