Zyrtari i Nismës që ndërroi jetë në aksident trafiku ishte kryetar i klubit të futbollit KFF Malisheva

Pas një aksidenti të rëndë në ka ndërruar jetë zyrtari i Nismës Socialdemokrate, .

Lajmin e hidhur në mëngjesin e sotëm e konfirmoi edhe bashkëpartiaku i tij dhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.

Përveçse ishte i angazhuar në politikë, Krasniqi ishte edhe kryetar i klubit të futbollit të femrave, KFF Malisheva.

Image

Klubi kosovar i aka dhënë lamtumirën Krasniqit me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i KFF Malishevës:

Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!

Albert, ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bërë planifikimet tona për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysmë.

Ishin orët e vona të mbrëmjes kur nuk kishte shumë kohë që u pershëndete nga ne, për t’u takuar sërish me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë.

Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur, e bujar siç dite ti.

Lamtumirë Kryetar
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës
”. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *