Tragjike, aksidentalisht vdes anëtari i Rinisë së Nismës

Në aksidentin e trafikut mbrëmë, në fshatin Tërpezë të Malishevës, ka mbetur i vdekur anëtari i Kryesisë së Rinisë në Nisma, Albert Krasniqi.

Për vdekjen e tij të hershme ka shkruar edhe ministri i ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.

Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.

Lamtumirë shoku ynë, lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *