Takimi në Washington: Kosova pauzon kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Serbia fushatën për anulimin e njohjeve

Emisari i presidentit amerikan, , për dialogun Kosovë-Serbi, Richard , ka rindezur motorët për t’i rikthyer palët në tryezën e negociatave. Ai ka marrë konfirmimin nga qeveritë në Prishtinë dhe Beograd se do t’i përgjigjen ftesës për një takim në Washington më 27 qershor.

Për t’u lënë vend negociatave, sipas Grenellit, Serbia do ta pauzojë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa duhet të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Në fillim të këtij viti Grenell kishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Vuçiq, por jo edhe përfaqësuesit e qeverive. Në Kosovë kryeministër ishte Albin Kurti, të cilin e shkarkoi Kuvendi me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike, me arsyetimin se vendosi reciprocitetin në kundërshtim me kërkesat e amerikanëve.

Por presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk i kishte mjaftuar heqja e reciprocitetit duke e kushtëzuar ndaljen e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës me heqjen dorë të Prishtinës nga mësymja për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, shkruan koha ditore. Grenell, por edhe presidentët Thaçi-Vuçiq deri tani kanë mohuar të jetë diskutuar ndonjë draftmarrëveshje mes palëve.

Pas cicërimës së Grenellit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Thaçit, i cili ka thënë se mirëpret ftesën e emisarit amerikan.

“Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Si president i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij, ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar ai.

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani u aktivizua një ditë para vizitës së emisarit të Bashkimit Evropian për të njëjtën çështje, Miroslav Lajçak, i cili po ashtu do të tentojë t’i vendosë modalitetet e dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *