Don Xhoni publikon këngën e re “Tjera Llafe”

Reperi, i cili rrëmbeu vëmendje të madhe kohëve të fundit, Don Xhoni, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) këngën e re.

“Tjera llafe” mban titullin projekti i tij i ri, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga është punuar nga Rzon, ndërsa teksti me përmbajtje eksplicite është shkruar nga vet reperi.

Don Xhoni (Foto: YouTube)

Reperi nga Drenica gjithashtu vjen me një paraqitje atraktive në klip, projekti i të cilit pritet të ketë suksesin e merituar.

Këtë tashmë e gjeni të lansuar edhe në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.

Siç shihet, kënga filloi të marrë reagime të ndryshme dhe mjaft pozitive në bazë të komenteve që janë bërë në platformën e lartpërmendur.

Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është emër i ri i estradës që bëri bujë gjatë karantinës.

Famën e madhe e arriti me paraqitjen e tij në emisionin “Gjoni Black”, ku tregoi aftësitë si reper. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *