Tahiri e Haradinaj takohen me Metën, rikonfirmojnë lidhjen historike e politike
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stubulla, janë takuar të shtunën me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Tahiri ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit euroatlantik.
“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik”, ka shkruar Tahiri në Facebook.