Franca këmbëngulë: BE, lidere e dialogut (Video)

Presidenti i Francës, Emanuel Makro, ka në plan që t’i ftoi në Paris liderët kosovarë dhe ata serb, dhe atë menjëherë pasi të jenë pjekur kushtet politike dhe ato të lehtësimit të masave anti-pandemi.

Gatishmërinë e Parisit për mbajtjen e samitit Kosovë-Serbi, e konfirmoi edhe ambasadorja franceze në Prishtinë, Marie Christine–Butel në përgjigje të shkruar për Klan Kosova.

Por ajo sqaron se në gjithë këtë Franca e ka partnere Gjermaninë dhe se nën udhëheqjen Bashkimit Evropian duhet të arrihet ujdi gjithëpërfshirëse, përfundimtare e ligjërisht detyruese, përmbajtja e së cilës duhet të përcaktohet nga të dyja vendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *