Del në shitje vila luksoze 30 milionë euro e “agjentit 007”

Ish vila e aktorit legjendar James Bond, Sean Connery, është nxjerr në shitje për 30 milionë euro. Prona luksoze buzë detit që ka qenë në pronësi të “agjentit 007” ndodhet në rivierën franceze, pranë një porti në Nicë.

Vila me katër kate ka në përbërje të saj tetë dhoma gjumi, një ashensor, dy pishina -një dimërore dhe një në natyrë- si edhe një sauna e një palestër. Edhe pse Sean ka disa vite që e ka shitur vilën, banorët e zonës ende e njohin si prona e “James Bond”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *