Arsyet e udhëtimeve misterioze të Thaҫit në Tiranë

Kërkon të vendosë në zbatim planin tashmë ashiqare të fshehtë për të mbyllur pazarin me Serbinë në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme, duke e ditur se kjo qeveri e Kosovës nuk zgjat dhe për këtë kërkon heshtjen e elitës së Tiranës. Natyrisht duke u premtuar diҫka, por që realisht mbetet e fshehtë dhe e paqartë.

Hashim Thaҫi ka qenë në Tiranë dy herë brenda një kohë të shkurtër, duke dhënë në këto kohë intervista në qarqet mediatike me lidhje të lartë politike.
Po ajo që bën përshtypje, ka qenë buajtja e presidentit të Kosovës në shtëpinë mediatike të Sali Berishës dy herë brenda dy javësh, duke tentuar të pajtohet me ish-kryeministrin e Shqipërisë, pasi u ҫorën e u zunë deri në ekstrem, duke nxjerrë edhe pak nga ujrat e zeza të marrëdhënieve të vjetra mes tyre.

 

Ra në sy përgjërimi i Thaҫit para “zëdhënësit” të familjes Berisha, tek i cili dha intervistën me 3 mesazhe, që duket sikur Thaҫit ja kishte kërkuar Sali Berisha t’i përsëriste si papagall: Ai do të largohej pas disa muajsh përfundimisht nga politika, ai e kishte mik madje familjar Ramush Haradinajn dhe natyrisht që kishte pasur marrëdhënie të mira me Berishën.

Po përse Thaҫi u detyrua që të bëjë këto deklarata të pakuptimta, kur realisht i kishte thënë që prej javësh tek disa intervista në televizionet e Prshtinës?
Pasi, tashmë duket e qartë se Presidenti në largim i Kosovës kërkon nga politika e Tiranës, pikërisht pjesa më e keqe e saj, që të mos e sulmojë atë, gjatë operacionit që pritet të ndërmarrë në dialogun me Serbinë.
I vetëdijshëm se që prej ditës së sotme ai do të përballet me rrebeshin e sulmeve dhe protestave të Vetëvendosjes, Thaҫi synon të gjejë një mbrojtëse “zjarri” këtë herë nga Tirana.

Po përse e kërkon nga elita e vjetër politike? Hashim Thaҫi, pas shpalljes së largimit nga politika, nuk ka përse i intereson një pakt i tillë mos sulmimi, pasi logjikisht, ai nuk është më objekt i një lufte politike, pasi ҫ’ka ndodhur deri tani nuk zhbëhet.

Ai po ikën si pasojë e procesit të rinovimit që u injektua në zgjedhjet e 6 tetorit, i cili duhet tashmë i pakthyeshëm, edhe pse mund të ngadalësohet.
Megjithatë, këtu ka një kleҫkë, në këto muaj kur pritet të vihet në jetë operacioni i dialogut Prishtinë-Beograd, Hashim Thaҫi po bëhet gjithmonë e më frenetik, përditë e më shumë arrogant dhe i paduruar, e natyrisht shumë nervoz.

E pikërisht këtu është edhe hileja; për këtë dhe u bë nami, duke rrëzuar qeverinë e ligjshme e sjellë një qeveri që qëndron në këmbë me vota të dënuarish.
Kërkon të vendosë në zbatim planin tashmë ashiqare të fshehtë për të mbyllur pazarin me Serbinë në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme, duke e ditur se kjo qeveri e Kosovës nuk zgjat dhe për këtë kërkon heshtjen e elitës së Tiranës. Natyrisht duke u premtuar diҫka, por që realisht mbetet e fshehtë dhe e paqartë.
Thaҫi, duket është mesazhpërҫues i njerëzve të tij në Uashington për Metën e Sali Berishën, që sipas gjasave u ka ofruar edhe amnisti për të pabërat e tyre, vetëm që ata të mos flasin për pazarin me Serbinë. Duke u thënë se Ramushin, mikun e tyre e ka edhe më mik, ndaj dhe e solli prapë në qeveri.

Jo më kot Ramushi i bëri qokën, duke thënë se ishte i gatshëm që të votonte Hashimin për një mandate të dytë si President.
Janë bërë të gjithë të vjetrit bashkë vetëm e vetëm për të mbyllur një proces që duket ashiqare që është me hile.
E duket tashmë qartë se Hashim Thaci u zgjodh President pikërisht për të realizuar një Pazar të ndyrë me Serbinë për Kosovën.

Pazar që gjithnjë e më shumë ka hasur në kundërshtarët e saj tek teatri i politikës botërore dhe aktualisht ka vetëm një lob që po e shtyn vetëm për interesa elektorale. Thaҫi është peng i këtij lobi, i cili i ka dhënë dy alternative: ose dënimin nga Gjykata Speciale ose mbylljen e pazarit… / Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *