Kurti: Vitin e ardhshëm do ta kemi pushtetin qendror e lokal

Në tubimin e 15-vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i saj, Albin Kurti thotë vitin e ardhshëm pushteti lokal e qëndror do të ngelet në duart tona.


“Do të fitojmë të gjithë krejt. Kjo do të na gëzojë shumë por duhet të na brengosë shumë për punët e shumta. Andaj bëhuni gati për krejt pushtetet. Do të ikë qeveria koti, nuk kemi kohë për të humbur. Ne nuk kemi kohë koti.”, ka thënë ish-kryeminstri Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ai edhe njëherë e ka bërë të ditur që nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse sipas tij është vendim i padrejtë i cili fuqinë e qytetarëve e delegon të presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara.

Qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me Avdullah Hotin, ai e quajti qeveri të turpit e cila është zgjedhur për të bërë dëme e jo për të bërë punë.

Kurti tha se nuk e pranojnë heqjen e reciprocitetit sepse nuk pranojnë nënshtrimin e Kosovës ndaj Serbisë, njëjtë sikur nuk e pranojnë ndarjnë e Kosovës, e asnjë marrëveshje me Serbinë e cila mund të dialogohet nga pakica.

Sipas tij Qeveria Hoti nuk e ka legjitimitetin të dialogojë në emër të Republikës dhe njofton se VV do të jetë në Parlament, shesh e kudo për ta mbrojtur shtetin. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *