Në 11 lagje të Prishtinës 60 raste aktive me COVID-19

Sonte në janë paraqitur edhe nëntë raste të reja me .

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë në Rtv Dukagjini se pesë nga rastet që kanë rezultuar të infektuar kanë shkuar nga QKMF ndërsa katër tjera nga Klinika Infektive.

Ai ka thënë se një rast nga dita e djeshme nuk e di nga e ka marrë infeksionin pasi ka pasur mjaft kontakte.

Gashi thotë se nga dita e nesërme pritet të shërohen disa persona nga Prishtina, përcjell Telegrafi.

Aktualisht kemi 60 raste aktive në Komunën e Prishtinës të shtrirë në 11 lagje. Kemi 73 të shëruar dhe 136 të infektuar nga fillimi i pandemisë”, ka thënë ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se në institucionet shëndetësore në kryeqytet punojnë 840 punëtorë dhe deri në këto momente asnjëri nga ta nuk është prekur me coronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *